Personalitete të shumta të sportit pritet të jenë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për ndeshjen mes Kosovës dhe Anglisë.

Në mesin e tyre që do ta mbështesë nesër Kosovën është edhe ish-futbollisti shqiptar që kishte përfaqësuar Zvicrën, Milaim Rama.

Rama tashmë është nisur nga Baseli për në Prishtinë, ku do të jetë në mbështetje të Kosovës në ‘Fadil Vokrri’.

“Rrugës për Kosovë në mbështetje të Përfaqësueses së Kosovës. Forca Kosova”, ka shkruar Rama në ‘Facebook’.

Share.