Rep-artisti Travis Scott, duket se është dëshpëruar pak pasi fansat e kritikuan për veshjen sikur të Batman.
Ai kishte zgjedhur heroin fiktiv, për t’u paraqitur për festën e Halloween gjatë ditës së shtunë, shkruan Mirror.
Një gjë e tillë nuk u prit mirë nga fansat e tij, të cilat shpërthyen me komente e kritika ndaj tij.
Travis pas kësaj ka vendosur që të fshijë komplet profilin në rrjetin social Instagram, pasi nuk mund të duronte komentet.
Ndërkaq, admiruesit e muzikës së tij janë duke shpresuar që ai do të kthehet sërish edhe me projekte muzikore, teksa mungesa e tyre vërehet dukshëm.
Përkundër reperit, ish- e dashura e tij Kylie Jenner, është pëlqyer mjaft shumë për veshjen që kishte zgjedhur nga “Range Power”. /TV Malisheva