Sot në territorin e Komunës së Malishevës, katër persona janë shëruar, të cilët paraprakisht kanë qenë të prekur me covid-19, ndërsa është regjistruar një rast i ri.
Kështu është bërë e ditur në raportet zyrtare të komunikimit në mes të Komunës së Malishevës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Rast i ri i regjistruar sot është fshatin Drenoc, ndërsa numri i rasteve aktive është 14 raste.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, zyrtarisht janë regjistruar 282 persona të prekur me covid-19, prej tyre 244 janë shëruar plotësisht, 24 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 14 persona. /TV Malisheva