Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Malishevës, përkatësisht drejtori i kësaj drejtorie, Liridon Hoti, njofton opinionin se shërbimi i radiologjisë në QKMF në Malishevë, në tre muajt e ardhshëm, do të jetë në shërbim vetëm të hënën dhe martën, prandaj të gjithë ata që kanë nevojë për këtë shërbim, mund ta bëjnë vetëm dy ditë në javë.

Drejtori Hoti, ka njoftuar se për shkak të një trajnimi të detyrueshëm për shërbime tjera profesionale në QKMF, punëtorët profesionist shëndetësor janë të detyruar që për tre muaj të punojnë me ditë të reduktuara.

Pas tre muajsh, shërbimi i radiologjisë, bashkë me shërbime tjera profesionale, do të jetë me ditë të plota gjatë javës.

Share.