Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka folur për medie pas takimit Kosovë-Angli.
Kosova kishte periudha kur ishte më e mirë se Anglia por gjithsesi nuk arriti të shfrytëzoj rastet dhe në fund u dënua me kundërsulme të Anglisë dhe humbi 4-0.
“Kosova na e bëri të vështirë lojën, posaçërisht në pjesën e parë”, tha Southgate.
“Ishte e vështirë të luajmë në presion por shënuam një gol të bukur dhe e hapëm lojën. Në 70 minuta është dashur të mbajmë presionin. Atmosfera ishte e mrekullueshme”
“Nuk kam përjetuar kurrë atmosferë më të mirë se në Kosovë”, shtoi Southgate.
Tutje ai foli për gjasat e Kosovës në Ligën e Kombeve si dhe për mikpritjen e tifozëve.
“Ne ju urojmë fat dhe ju falënderojmë për këtë pritje”, tha Southgate.
“Unë mendoj se gjithë skuadra e vlerësojnë këtë mikpritje dhe njerëzit të na presin në këtë mënyrë e kemi mirëpritur”
“Keni ndeshje të mira dy vitet e fundit por eksperienca e ndeshjes ne Pragë dhe ajo që ka përfituar Kosova do ju ndihmojë shumë”