Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen me Anglinë me rezultat 0:4.
Futbollistët anglezë që realizuan gola kundër “Dardanëve” ishin Harry Winks, Harry Kane, Marcus Rashford dhe Mason Mount, njofton Klan Kosova.
Pas ndeshjes, ‘SofaScore’ ka publikuar edhe notat e lojtarëve nga kjo ndeshje. Nga Kosova më së larti u vlerësua Valon Berisha me notën 7.6, edhe pse ai u zëvendësua në minutën e 65-të.
Ndërsa nga skuadra angleze më së larti u vlerësua kapiteni Harry Kane me notën 8.6.