Në sallën e Bibliotekës Kombëtare është duke u promovuar libri “Fëmijët martirë të Kosovës 1981-1999” i autorëve Hanëmshahe Ilazi dhe Nusret Pllana.

Njëri nga autorët e këtij libri, Nusret Pllana, tha se vrasja dhe masakrimi i fëmijëve është vrasje e të ardhmes.

“Ka familje që ju kanë vrarë të gjithë fëmijët dhe kështu janë shuar si familje. Ka po ashtu familje që ende nuk i dinë se ku i kanë eshtrat e fëmijëve të tyre. Armiku jonë ka shkelur çdo të drejtë në bazë të Konventave Ndërkombëtare”.

“Lexuesi i këtij libri do të pyesë se çfarë kanë bërë institucionet tona dhe ato ndërkombëtare për dënimin e këtyre që bënë këtë gjenocid ndaj fëmijëve të pafajshëm që qëlluan rastësisht fëmijë të shqiptarëve, ku edhe pësuan nga armiqësia shekullore me serbët”.

Ky libër i kushtohet më shumë se 1400 fëmijëve martirë, të vrarë dhe të masakruar dhe nga forcat serbe në periudhën e viteve 1981-1999.

Share.