Leart Paqarada e ka postuar një video në rrjetet sociale, ku shihet Besar Halimi duke rrëshqitur derisa atë e driblon Marcus Rashford në ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Anglisë, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë
Leart Paqarada është tallur me shokun e tij të Përfaqësueses së Kosovës, Besar Halimi, shkruan Gazeta Express.
Në fakt, mesfushori Halimi u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe në një rast u driblua nga zëvendësuesi tjetër, Marcus Rashford.
Halimi në atë rast rrëshqiti dhe përfundoi në tokë dhe kjo e ka bërë të qeshet mbrojtësin e majtë të Kosovës, i cili e ka postuar videon në Instastory, duke e përqeshur shokun e tij, ndërsa i ka vendosur edhe disa ski, duke menduar për rrëshqitjen e Halimit si në borë.
“Rrëshqitje”, ka shkruar Paqarada, i cili ishte në dispozicion të trajnerit Challandes në dy ndeshjet e nëntorit, ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë.