Me sa duket njerëzit zgjedhin ngjyra “të mërzitshme” shpeshherë për makinën e tyre.
Kritikët e makinave shpesh flasin se si në ditët e sotme të gjitha makinat duken njëjtë. Kjo ka të bëjë me faktin se shumë kompani bëjnë bashkëpunime ose ndryshimet në dukje të makinës bëhen që t’i përshtaten aerodinamikëve dhe sigurisë më mirë, shkruan “CNCB”.
Mirëpo kjo vlen edhe për ngjyrat e makinave.
80% e makinave në të gjithë botën janë akromatike, pra me ngjyra jo të larmishme, siç janë e bardha, e zeza, ngjyrë hiri dhe ngjyrë argjendi.
39% janë të bardha dhe 39% tjetër janë ngjyrë të zezë, hiri ose argjendi.
Vetëm 9% janë të kaltra, dhe 7% të kuqe.
Shumica e përdoruesve me ngjyra akromatike thonë se ngjyra e makinës mund të ja uli vlerën makinës shumë gjatë rishitjes prandaj ata zgjedhin ngjyra neutrale.
Markat e veshjes së makinave thonë se ata po shtojnë efekte të ndryshme tek makinat e reja, si p.sh. fjolla metali, ose copëza xhami, që i japin një dukje më futuriste makinës. Ata thonë se ngjyra e makinës është gjëja e parë që do të vërej blerësi. /TV Malisheva