Sot në territorin e Komunës së Malishevës, nuk është regjistruar asnjë rast me Covid-19 dhe gjendja mbetet e njëjtë me një ditë më parë. Kjo është konfirmuar në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Gjendja me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:
Nga data 14 mars e deri më sot, janë regjistruar 298 persona të prekur me Covid-19, e prej tyre 246 janë shëruar plotësisht, 25 persona kanë vdekur, ndërsa aktiv me Covid-19 janë edhe 27 persona.
Pavarësisht kësaj gjendje të qetë në Komunën e Malishevës, Shtabi Komunal Emergjent, që merret me menaxhimin e situatës pandemike, kërkon nga të gjithë qytetarët, që të vazhdojnë ti respektojnë rekomandimet e institucioneve përgjegjëse, për luftimin e pandemisë Covid-19./TV Malisheva