Për mërgimtarët dhe personat që duan të hyjnë në Kosovë përmes pikës kufitare në Merdare, nuk ka lajme të mira.
Pritjet në këtë vendkalim kufitar arrijnë deri në katër orë, ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.
Pritja është dy orë deri në dy orë e 40 minuta për të hyrë në Kosovë dhe tre orë e 20 minuta deri katër orë për të dalur.
Pritjet janë më të shkurta tek pikëkalimi kufitar tek Dheu i Bardhë. Pritja është 30 minuta për të hyrë në Kosovë dhe 30 minuta për të dalur.
Në pikëkalimet kufitare në Han të Elezit dhe Vermicë pritjet janë nga 15 deri në 20 minuta.
Ndersa vetem tre deri ne pese minuta ka pritje ne pikëkalimet tjera kufitare në Muçibabë, Mutivodë Jarinje, Bërnjak, Kullë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit dhe Glloboqicë