Porsche është shumë e zënë aktualisht me debutimin e modelit të ri 911 Taycan elektrik dhe edicione të shumta sportive. Sigurisht kompania e njohur e automobilave ka ofruar kombinime të panumërta të veturave, por jo çdo dizajn i kompanisë ka arritur të dalë në treg.

Për të “nderuar” dizajnët që s’ia dolën, Porsche ka nisur të lëshojë një seri të paralajmërimeve dhe më pas dizajnëve për të treguar çfarë tjetër fshihet prapa dyerve të kompanisë.

Në mesin e kësaj serie është një fotografi që tregon një veturë sportive e që mediat që merren me automobilizëm kanë arritur të sigurojnë pak detaje.

Në bazë të dizajnit që është parë aty, raportohet se kompania po punon në një version modern të Porsche 550 Spyder./TV Malisheva

Share.