Përbërësit;
1 kg mish
Qepë të vogla
6 copa hudhër
1 spec i gjelbërt
1 spec i kuq
3 domate
2 lugë vaj vegjetal
Kripë
Biber i zi
Hapat
Në një tenxhere e vendosim mishin dhe rreth 10-15 minuta e fërgojmë me pak vaj vegjetal.
Qepën e qërojmë, domatet i premë në copa të vogla së bashku me hudhrën, specat, erëzat dhe 1 gotë ujë të vakët.
Gjellën e ziejmë rreth 25 minuta në zjarr të ulët dhe pas zierjës së nevojshme e ndajmë nëpër pjata.
Ju bëftë mirë! /TV Malisheva