Pandemia COVID-19 ua prishi të gjitha planet këngëtarëve.

Artistët nga e mbarë bota nuk do ta mbajnë mend ndonjë vit më pasiv në karrierën e tyre, sikurse ky i 2020-ës.

Njësoj ishte edhe për këngëtarët tanë, të cilët nuk mundën t’i mbanin koncertet që kishin planifikuar për këtë vit.

Ermal Fejzullahu ka shpërndarë një video të realizuar gjatë vitit të kaluar, në një nga mbrëmjet muzikore ku ka performuar.

“Prishtine 2019… na ka marr malli per neja”, ka shkruar ai sipër videos.

Ani pse nuk mund të ishin aktiv me mbrëmje muzikore, këngëtarët kanë sjellë vazhdimisht këngë të reja.

Projekti i fundit nga Ermal Fejzullahu titullohet “Përjetësi” dhe e solli në duet me Fifin.

Share.