Paris Hilton ka mohuar të ketë bërë ndonjëherë operacione plastike dhe thotë se ka një sekret tjetër për shkëlqimin e saj rinor.Trashëgimtarja e hotelit, 38, është vetëm disa vjet larg nga ditëlindja e saj e 40-të, por e ndau sekretin e pamjes sikur është akoma në të 20-tat.Paris, e cila është mike e ngushtë me Kim Kardashian, thotë se dielli është çelësi për të mbajtur një shkëlqim rinor, transmeton KosovaPress.”Nëna ime gjithmonë më mësonte të qëndroja jashtë diellit dhe se sa është e rëndësishme për kujdesin ndaj lëkurës”, tha Hilton për MailOnline. Ajo gjithashtu shfrytëzoi rastin të lidhë linjën e saj të produkteve të bukurisë, Paris Hilton ProD.N.A Skincare, për të cilën thotë se jep “rezultate të jashtëzakonshme”.Por kur është fjala për të shkuar ‘nën thikë’ për të ndryshuar pamjen tuaj, ajo thotë se është diçka që nuk e ka bërë kurrë.“Unë jam e tëra natyrale dhe jam shumë krenare”, shprehet ajo.

Share.