Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar katër raste me Covid-19. Kjo është bërë e ditur në raportin dhe komunikimin zyrtar në mes të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe Komunës së Malishevës.
Rastet e regjistruar sot janë: 3 raste në Bubavec dhe një rast në Ngucat, ndërsa numri i rasteve aktive në Malishevë, është 38 raste.
Gjendja me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: deri më tani të regjistruar me covid-19 janë 313 persona, prej tyre 250 janë shëruar, 25 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 38 persona.
Shtabi Komunal Emergjent, që merret me menaxhimin e situatës pandemike, kërkon nga të gjithë qytetarët që të zbatojnë rekomandimet për t’u mbrojtur nga virusi. “Ti mbajmë maskat mbrojtëse, duke e mbuluar gojën dhe hundën, ti pastrojmë duart sa herë që kemi mundësi dhe të mbajmë distancën sociale, duke ju shmangur kontakteve, sepse kjo masa më e mirë mbrojtëse, e me këtë ta ruajmë shëndetin”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit komunal emergjent./TV Malisheva