Kuvendi i Kosovës ka ndërpretë punimet për shkak të mungesës së deputetëve.
Kryesuesja e seancës, Arbërie Nagavci, në momentin që ka mbyllur seancën ka thënë se në sallë janë vetëm 44 deputetë, duke qenë e pamjaftueshme që të vazhdohej para.
Paraprakisht Arben Gashi i LDK-së, ka debatuar me Arbërie Nagavcin dhe Hekuran Muratin rreth mospranisë së deputetëve të shumicës.
“Deputetët që e formojnë koalicionin, 40 përqind e tyre janë të pranishëm. Lëvizja Vetëvendosje i ka këtu 80 përqind të deputetëve të saj. Deputetët tjerë do të duhej të ishin këtu. Mbi 60 përqind e koalicionit mungon. Kjo e reflekton krizën institucionale. Ka bllokadë në institucione, krizë në kuvend”, ka thënë Murati.
“Ky është Kuvendi i Kosovës dhe deputetët e kanë për detyrë që ta bëjnë punën e tyre. Mos i ngatërroni gjërat. Koalicioni i shtynë përpara gjërat e veta. Kuvendi vendos i pranon ose jo çështjet e koalicionit. Nuk është e drejtë të abuzoni. Kuvendi mblidhet të shqyrtojë tema. Kur të bëhen 61 që duan të shqyrtojnë tema vimë këtu. Jemi këtu si LDK për të zhvilluar tema”, është shprehur Gashi në anën tjetër.
Dhe në fund Nagavci, ka shtuar: “Ju rikujtoj që pa konstatimin e kuorumit nuk mund të vazhdojmë punën tutje. Jemi 25 deputetë të VV-së të gatshëm për të vazhduar por duhet qenë 61 së paku”.