Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të enjten mori pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Skenderaj – Vushtrri dhe Kotorr – Qubrel, investime të MIT.

Ministri Lekaj tha se ndihet mirë se po investohet në përmirësimin e jetës më të mirë të qytetarëve të Skenderajt dhe anë e kënd Kosovës. Ai shtoi se pa i zhvilluar komunat e zonat rurale nuk zhvillohet as shteti.

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari, e falënderoi ministrin Lekaj për investimet në projektet e infrastrukturës rrugore në Skenderaj dhe tërë Kosovën pa dallim bindjesh politike, sepse këto rrugë u japin qasje shumë fshatrave dhe i lidhin ato me qytetin.

Rruga Skenderaj – Vushtrri, është e gjatë afër 14.3 kilometra, ka kosto prej 800 mijë euro. Ndërsa rruga Kotorr – Qubrel, ka gjatësi prej 8.7 kilometra, vlera e saj është 430 mijë euro.

Share.