Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale dhe të mirëmbajtjes së ambientit, përkatësisht të shtratit të lumit Mirusha, sot ka filluar pastrimi i shtratit në pjesën e qytetit të Malishevës dhe në pjesën e zonës turistike në Banjë, me një gjatësi prej rreth një kilometër.
Në fillimin e punimeve për pastrimin e shtratit të lumit, ishin të pranishëm edhe drejtori komunal i urbanizmit, Ahmet Morina dhe shefi i prokurimit, Nuhi Shala, për të parë nga afër realizimin e punimeve, sipas kontratën së paraparë.
“Qëllimi i pastrimit të shtratit të lumit në qytet dhe në zonën turistike, është jo vetëm largimi i bimëve që rriten në ujë dhe mbeturinave të hedhura në lum nga faktorë të ndryshëm, por kjo bëhet edhe për siguri në rastet e reshjeve të mëdha, për t’u mos u shkaktuar vërshime dhe uji të rrjedh lirshëm në shtratin e tij”, ka thënë drejtori i Urbanizmit, Ahmet Morina.
Morina, tha se pastrimi i shtratit në qytetin e Malishevës dhe në Banjë, mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.