Hilmi Hysi i shkruan letër bijës së tij ku i lë amanetet e fundit.

TIRANË- Para pushkatimit, Hilmi Hysi i shkruan letër bijës së tij ku i lë amanetet e fundit. Teksa shkruan letrën, Hysi thotë se i kujtohet e bija dhe lotët e saj.Ndër të tjera, ai thotë vajzës së tij të ndjekë shkollën duke mos u mposhtur nga dëshpërimet.

Lidja! Derdhi lotët, qaje lumturinë e humbur, qaji përkëdheljet e fëmijërisë, por mos u humb në lot. Harroji këto dhe fillo detyrën tënde Lili(Lidja) ime e dashur, fillo shkollën dhe vazhdoje, mos e lër veten të shuhesh në hidhërim. Në rastet më të vështira, mendo se edhe yt atë ka vuajtur shumë dhe mos u dëshpëro. Kujdes Lili, kujdes në çdo hap të jetës tënde. Këto ishin porositë dhe lutjet e mia të fundit”. Historia e dhimbshme e 35-vjeçarit të diplomuar në Montpellier, në Francë që u dënua me pushkatim nga shoku i tij i shkollës, diktatori Enver Hoxha.

(a.m/dosja.al)

Share.