Ballkani fiton ndeshjen derbi ndaj Gjilanit
Ka përfunduar ndeshja hapëse e xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll, në mes të Ballkanit dhe Gjilanit.Skuadra e Ismet Munishit ka arritur të marrë një fitore tejet të rëndësishme me rezultat 2:1, ndaj asaj të Gentian Mezanit.
Të tri golat në këtë ndeshje u shënuan në pjesën e parë, ndërsa pjesa e dytë ishte më e qetë për nga rastet për shënim, por me shumë tension në mes të lojtarëve.Golat për Ballkanin i shënuan dyshja tejet e talentuar, Blend Baftiu dhe Jetmir Topalli, n dërsa për skuadrën mysafire të vetmin gol e shënoi Gerhard Progni në minutën e 36-të të ndeshjes.Në minutat e fundit ndeshja ishte tejet e tensionuar, ku edhe trajneri i Ballkani, Ismet Munishi u ndëshkua me karton të kuq, nga gjyqtari kryesor i ndeshjes, Genc Nuza.Me këtë fitore Ballkani merr pozitën e parë, me 34 pikë nga 16 ndeshje të zhvilluar, tre pikë më shumë se Gjilani që renditet e treta me 31 pikë të grumbulluara./KosovaPress/