Google Photos është një nga zgjidhjet më të njohura të ruajtjes së përmbajtjes në cloud, pasi ofron hapësirë ruajtëse falas dhe të pakufizuar për fotot dhe videot që ne i bëjmë nga pajisjet e ndryshme.

Megjithatë, nga qershori 2021, të gjithë ata që përdorin shërbimin falas do të kufizohen në 15 GB hapësirë.

Google e postoi këtë informacion në blogun e saj, ku kompania thekson: “Duke filluar nga 1 qershori 2021, çdo foto ose video e re që futet do të llogaritet në 15 GB hapësirë ruajtëse që vjen me secilën llogari të Google ose hapësirën shtesë të blerë nga përdoruesi. si një anëtar i Google One”. /TV Malisheva

Share.