Ndeshja gjysmëfinale e Play Off të Ligës së Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, do të luhet në Shkup.
‘Dardanët’ janë në ndjekje të ëndrrës për kualifikim në Kampionatin Evropian, dhe kjo ëndërr do të kalojë përmes Shkupit, ku më 26 mars janë mysafir të Maqedonisë së Veriut.
‘Sportmedia.mk’ shkruan se ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të luhet në Shkup, në stadiumi ‘Filipi II’.
“Nuk ka dhe nuk ka dyshime, ndeshja gjysmëfinale kundër Kosovës më 26 mars do të luhet në Shkup. Kështu thonë informacionet tona dhe shumë shpejtë pritet të konfirmohet edhe nga Federata e Futbollit të Maqedonisë”, shkruan ‘sportmedia.mk’, përcjell lajmi.net.
Tutje bëhet e ditur se për tifozët e Kosovës do të ndahen tre mijë bileta, apo 8 për qind të gjithë kapacitetit të stadiumit.
Pjesa tjetër e biletave do të shitet në një mënyrë të veçantë, sigurisht duke tentuar të evitohet shitja te tifozët e Kosovës