Ballkani, Drita, Gjilani, Prishtina: Këto janë skuadrat që do të luftojnë deri në fund për titullin kampion dhe rrjedhimisht njëra nga këto skuadra do ta marrin epitetin e skuadrës ‘kampione dimri’, raporton Gazetasheshi.com.
Ndeshjet e ditës së shtunë nuk kanë ndryshuar shumë renditjen tabelare, vetëm se skuadrat nga kreu i tabelës kanë shtuar pikët e radhës.
Pikë tejet të rëndësishme ka marrë Drenica në duel me Vushtrrinë dhe tashmë e kalon edhe Llapin në renditjen tabelare.
Flamurtari bën një tjetër hap të rëndësishëm për të dalë nga zona e rezikshme pas barazimit ndaj Feronikelit.