Sot në territorin e Komunës së Malishevës, 6 persona të prekur me covid-19 janë shëruar dhe janë regjistruar 6 raste të reja. Kjo është bërë e ditur në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), si dhe përmes kontakteve dhe monitorimit të gjendjes në terren.
Rastet e reja të regjistruar sot janë nga këto vendbanime: 2 raste në Drenoc dhe nga 1 rast janë regjistruar në Malishevë, Lladrovc, Senik dhe Shkarashnik, ndërsa numri i rasteve aktive është 59.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Gjithsejtë të prekur me covid-19, nga fillimi i pandemisë e deri më sot janë 343 persona, prej tyre 259 janë shëruar, 25 kanë vdekur dhe 59 persona janë aktiv me covid-19./TV Malisheva