Një restorant në fshatin Stançiq të Gjilanit mban edhe kafshë të egra, për ta bërë vendin më tërheqës për turistët, por së fundmi pjesë e vendit është bërë edhe një luan.

Një restorant në fshatin Stançiq të Gjilanit mban edhe kafshë të egra, për ta bërë vendin më tërheqës për turistët, por së fundmi pjesë e vendit është bërë edhe një luan.

Luani mbahet në kafaz dhe është futur ilegalisht në Kosovë.

Pjesëtarët e këtij restoranti nuk lejuan që televizioni T7 të filmojë luanin.

Sipas mediave  Dogana e Kosovës ka ngritur dyshime se luani është futur ilegalisht.

Sa i përket kësaj çështje dogana dje pas pranimit të informatës nga mediat ka hetuar për rastin nga është e dyshimtë për kontrabandë. Gjithashtu dogana do të bashkëpunoj me autoritetet relevante si agjensionin e veterinarisë dhe Policinë e Kosovë”, ka thënë Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës.

Madje, dyshime kanë edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Sapo jemi informuar, ne si agjenci kemi dërguar inspektoret ne vend ngjarje. Eshte konstatuar se aty gjendet nje luan i cili nuk posedon dokumentacion përcjellës mbi origjinën dhe ne si autoritet kontrollojmë vetëm importet zyrtare, ato qe lajmërohen ne dogane.

Ky nuk i eshte nënshtruar kontrollit kufitar. Jemi duke shqyrtuar te gjitha mundësitë qe per fatin e kafshës te vendosim ne baze te ligjeve ne fuqi”, ka thënë Lamir Thaçi nga AUVK.

Sipas mediave kosovare, menaxheri i lokalit nuk pranoi të flasë para kamerës, tha se i ka të gjitha dokumentacionet e nevojshme që vërtetojnë se luanin e morën në mënyrë të ligjshme.

Ndërkohë, disa nga banorët e zonës kanë pasur fatin që ta shohin tashmë këtë kafshë që mbase më parë nuk është hasur në Kosovë.

Reagim për mbajtjen e luanit pati edhe nga Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve.

Ata kërkuan nga institucionet shtetërore që ta largojnë luanin nga ai vend sa më shpejt që të munden.

Në rrjetin social facebook ka reaguar edhe avokati Koci

“Luani i Gjilanit është sjellë në Kosovë në kundërshtim me nenin 10 të Ligji Nr. 02/L-10.

Per perkujdesjen ndaj kafsheve, i cili në mënyrë eksplicite e ndalon importimin, shitjen apo mbarështimin e kafshëve agresive, që mund të paraqesin rrezik për sigurinë dhe shëndetin e njeriut apo kafshëve tjera.

Për më tepër, në shikim të parë po shihet që kafsha e egër po mbahet në kushte të tmerrshme, në një kafaz që nuk ka hapësirë të mjaftueshme as për një qen!

Krejt kjo po bëhet haptazi, në sy të publikut, AVUK -ut dhe Policisë.

Urgjentisht, sonte duhet të filojë procedura e konfiskimit të luanit – dhe të vazhdohet me proceduren e dergimit në ndonjë azil. Ka Evropa azile për luane!

Përndryshe, një rast i ngjashëm ka ndodhur në Shqipëri. Luani i Shqipërisë, është konfiskuar dhe derguar në Holandë, por nuk ka mbijetuar gjatë. Ka qenë shumë i abuzuar.

P.s.
Luani mund t’i falet ndonjë kopshti zoologjik, nëse veç nuk e merr ndonjë azil!
“, ka shkruar ai.

Nuk dihet ende se çfarë vendimi është marrë për fatin e luanit.

Share.