Ditën e sotme (e martë) janë bërë gjashtë vite që nga vdekja e artistit të njohur shqiptar, Dr. Flori.
Këngëtari, i cili ishte pjesë e grupit West Side Family, vdiq më 17 nëntor të vitit 2014 nga mbidoza.
Ai kishte marrëdhënie të mira me një pjesë të estradës dhe njihej si një nga miqtë e ngushtë të këngëtares Aurela Gaçe.
Kjo e fundit ka ndarë një fotografi në rrjetet sociale, me anë të së cilës përkujton mikun e saj.
“6 vjet pa ty Flor”, ka qenë përshkrimi i fotografisë, e cila fillimisht ishte publikuar nga bashkëpunëtori i tij, Landi Fornia.
Dr. Flori ndërkohë ndërroi jetë në moshën 35 – vjeçare, duke lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. /TV Malisheva