Sot në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar i cili ka qenë i prekur me covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe dy raste të reja.
Të dhënat janë të konfirmuara në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
I shëruari është nga Bubaveci, ndërsa rastet e reja vijnë nga një rast në Lladrovc dhe Bubavec, kurse numri i rasteve aktive në Komunën e Malishevës, është 60 raste.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, përkatësisht nga data 14 mars 2020, e deri më sot, gjithsejtë janë regjistruar 345 persona të prekur me covid-19, prej tyre 260 janë shëruar, 25 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 60 persona. /TV Malisheva