Me moton “Sill një libër merr një tjetër”, mini bibliotekat po vazhdojnë të hapen në çdo lagje të Prishtinës, të cilat kanë qasje 24 orë në 7 ditë të javës dhe do të jenë nën kujdesin e banorëve të lagjeve.Funksioni bazë është shkëmbimi dhe huazimi i librave në mes qytetarëve, e të njëjtit kanë mbi 100 libra në dispozicion.Fillimisht dymbëdhjetë lagje të Prishtinës, janë në plan të bëhen me mini-biblioteka, prej tyre, pesë lagje veç se janë të pajisura, kurse shtatë të tjera janë në proces.E gjithë kjo punë po bëhet në bashkëpunimi të gjerë në mes organizatave, bizneseve, institucioneve dhe qytetarëve vullnetmirë, si ETEA, Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës, Libraria “Dukagjini”, Forumi për Iniciativa Qytetare, Zyra e BE-së në Kosovë, Komuna e Prishtinës dhe mbi 150 qytetarë që kanë ndarë mjete financiare dhe libra për mini-bibliotekat.Drejtor i organizatës ETEA, Agon Ahmeti, tha se ideja e mini-bibliotekave ka lindur pesë vite më herët, ku kanë par interesimin e qytetarëve për shkëmbimin e librave, por sipas tij, për shkak të mungesës së donatorëve në atë kohë nuk kanë mundur të realizojnë këtë projekt dhe kanë vazhduar tani. Sipas tij, deri tash janë hapur pesë mini-biblioteka dhe priten të hapen edhe shtatë deri në përfundim të këtij viti.Ahmeti:Në këtë vit do t’i kemi 12 mini-biblioteka Video “Ne si organizatë ETEA, që në fillim të veprimtarisë në vitin 2014-2015 në projektet që i kemi pasur si festivali i librit dhe projekte të tjera që kanë qenë më të mëdha, ndër aktivitetet ka qenë edhe “sill një libër merr një tjetër”, pra kemi krijuar një fond të librave dhe me një kohë të caktuar të ambientit ku është organizuar projekti, kemi pasur edhe këtë aktivitet, mundësi për shkëmbim të librave për qytetarët, atëherë, e kemi pa interesimin shumë të madh të qytetarëve vinin me qese dhe plotë libra për me shkëmbyer librat dhe prej atëherë kemi menduar se qysh mundemi me ardh te një projekt i cili nuk ka nevojë me prit një ditë të caktuar por është aty gjithë kohës. Sot mbas gati 5 viteve për shkak edhe normalisht donatorëve jo gjithë herë donatorët i kanë ato objektivat e veta për projekte që ne si organizata dëshirojmë, po ja që erdhi mundësia dhe sot jemi me një projekt me përmasa shumë më të mëdha se e kemi imagjinuar, pra në fazën e parë të këtij projekti në këtë vit do t’i kemi 12 mini-biblioteka në 12 lagje të komunës së Prishtinës”, tha AhmetiAi foli edhe për mini-bibliotekën në ‘Dardani’ që ishte sulmuar me vezë. Sipas tij, ka qenë një grup i fëmijëve që kanë bërë atë akt, mirëpo nuk ka pasur ndonjë dëmtim të librave.Edhe në mini-bibliotekën në lagjen ‘Ulpiana’ në ditët e para, kanë gjetur disa fletushka me propagandë fetare, mirëpo sipas tij, i kanë larguar nuk është përsëritur më ky gjest. Ndërkohë, dje në banorët e “Bregut të Diellit” dhe “Lagjes së Spitalit”, kanë njoftuar se minibibliotekat e këtyre dy lagjeve që u inaguruan më datë 21 nëntor, janë dëmtuar dhe keqpërdorur, përkatësisht njëra është sulmuar me gurë dhe i janë thyer dritaret, ndërsa tjetra ka mbetur pa asnjë libër.E kryetarja e kuvendit të të rinjve, Kosovare Sadiku, lut banorët që t’i përmbahen rregullores sepse mini-biblioteka është pronësi e tyre. Ai porosit qytetarët të lexojnë sa më shumë sepse tani kanë mundësi më të mira.Sadiku:Mini-biblioteka ka ardhur në afërsi të banorëve që t’i qasen sa më lehtë libritVideo“Ideja ka qenë e kompanisë ETEA, ku na kanë propozuar këtë ide dhe jemi bashkangjitur si kuvend i të rinjve të Prishtinës, ndërsa sa i përket financimit është përkrah nga FIQI dhe zyra e BE. Min-bibliotekat janë pronë e banorëve prej momentit që vendosën në lagje, kështu që mirëmbajta varet nga vet banorët e lagjes. Deri tash nuk kemi pas ndonjë incidente realisht janë prit mjaftë mirë nga banorët e lagjeve, janë bërë tashmë pjesë e komunitetit. Sa i përket mini-bibliotekave, kemi një rregullore dhe urojmë që banorët e lagjes ta respektojnë rregulloren, pasi që është në pronësi e tyre tashmë dhe të lexojnë sa më shumë sepse mini-biblioteka ka ardhur në pronë të tyre dhe në afërsi të tyre në mënyrë që t’i qasen sa më lehtë librit”, tha Sadiku.Banorja e Lagjes “Bregu i Diellit”, Fatime Rrahmani tha se mini-bibliotekat janë investimet më të mira që janë krijuar në lagjet e Prishtinës dhe sipas saj, këto mini-biblioteka do t’i ndihmojnë shumë qytetarëve të “Bregut të Diellit”, e sidomos fëmijëve për shkak që është shumë afër shkollës.Rrahmani: Shpresojë që do të kemi libra të llojllojshëm dhe do të rritët lexueshmëria Video“Mini-Biblioteka po mendojë se është njëra prej ideve më interesante që i ka ndodhur ndonjëherë në përgjithësi Prishtinës, mirëpo edhe përkatësisht lagjes Bregu i Diellit, si banore e kam prit jashtëzakonisht mirë dhe po mendoj që është një ide inovative dhe që ka me i ndihmu shumë qytetarët të Bregut të Diellit por sidomos edhe fëmijëve për shkak që është me lokacion shumë afër shkollës dhe po besojë që ka me pas goxha shumë shkëmbime dhe vizita që kanë me iu bërë mini-bibliotekës. Përgjithësisht është lagje e frekuentuar dhe ka shumë banorë, kështu që me shpresë që kemi me pas libra të llojllojshëm dhe që kemi me pas lexime dhe ka me u rrit lejueshmëria. Po besoj goxha ndjeshëm në krahasim që ka qenë më herët”, tha Rrahmani.Kryeqyteti i Kosovës hap pas hapi po shndërrohet në qytet të librit. Tashmë, ngjashëm sikurse lagjet “Dardania” dhe “Ulpiana”, edhe lagjet “Velania”, “Bregu i Diellit” dhe “Lagjja e Spitalit”, janë bërë me kënde të librit. Ky projekt do të vazhdojë tutje dhe deri në fund të vitit, ku pothuajse secila lagje e komunës së Prishtinës do të bëhet me mini-bibliotekë./Q.Rexhaj/https://www.youtube.com/watch?v=NjDlkKyVw-A