Shqipëria ka shënuar një tjetër rekord negativ për sa u përket numrit të infektimeve me covid-19. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 711 qytetarë.

Ndërkohë po gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën si pasojë e virusit 9 pacientë të cilët kuroheshin në spital.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

374 raste në Tiranë, 61 raste në Korçë, 44 raste në Lezhë, 41 raste në Elbasan,

21 raste në Shkodër, 19 raste në Gjirokastër, 18 raste në Berat,

11 raste në Librazhd, Mirditë, Malësi e Madhe, 10 raste në Kavajë, Pogradec,

9 raste në Kuçovë, 8 raste në Durrës dhe Fier,

7 raste në Kukës, Tropojë, Mallakastër, Sarandë, 6 raste në Skrapar,

5 raste në Devoll, Lushnje, 3 raste në Vlorë, 2 raste në Kurbin, Tepelenë,

1 rast në Has, Mat, Bulqizë, Kolonjë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 420 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 9 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 60 vjeçar nga Librazhdi, një 63 vjeçar, një 65 vjeçar, një 70 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar dhe një 79 vjeçar nga Shkodra, një 70 vjeçar nga Durrësi, një 75 vjeçar nga Korça, një 81 vjeçar nga Gjirokastra.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.

 

 

Share.