Juventusi ka marrë një lajm dëshpërues pas fitores së vështirë 3:1 kundër Atalantas të shtunën në Serie A, pasi Douglas Costa u lëndua sërish dhe Matthijs de Ligt e nxori krahun.
Kampioni në fuqi italian luftoi për ta përmbysur rezultatin në mënyrë që të fitojë ndaj Atalantas, por e pagoi këtë me lëndimin e dy lojtarët titullarë, transmeton Gazeta Express.
Costa, i cili u fut në lojë si zëvendësues dhe vinte nga shërimi i një lëndimi, pësoi tjetër lëndim në këtë ndeshje.
Juventusi konfirmoi sot përmes një komunikate se ai brazilianit do të mungojë deri në 15 ditë.
Mbrojtësi De Ligt e nxori krahun gjatë ndeshjes dhe mjekët ishin në gjendje t’ia kthenin në vend, duke ia mundësuar atij të luajë deri në fund.
Por, sot ai iu nënshtrua testeve mjekësore dhe pritet të mungojë kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.