Nëse vuani nga ankthi, me siguri keni menduar apo tashmë keni filluar terapinë te psikoterapeuti.

Pos bisedës klasike dhe zbulimit të shkaktarit të problemit, ekzistojnë teknika të ndryshme me të cilat mund të qetësoni shpirtin e shqetësuar, të ngadalësoni rrjedhën e mendimeve, të përmirësoni gjendjen tuaj shpirtërore dhe të liroheni nga frika.

Ushtrimet kundër ankthit

Natyrisht, nuk janë të gjitha format e ushtrimeve të njëjta, kur është fjala për përmirësimin dhe mirëmbajtjen e shëndetit mendor. Studiuesit kanë bërë një listë të aktiviteteve që kanë një efekt çlirues kur është fjala për stresin dhe ankthin, me Zumban në vendin e parë! Është një përzierje e muzikës, vallëzimit, stërvitjes dhe ndjenjës që të bën të ndihesh se i përket komunitetit, të cilat përbëjnë një kombinim ideal për përballimin e stresit.

Shumica e psikologëve dhe psikoterapeutëve si pjesë të pashmangshme në shërimin e ankthit përmendim ushtrimin fizik. Në të vërtetë, ekspertët kanë konstatuar që ushtrimi fizik mund të ketë efekt në shërimin e ankthit dhe depresionit.

Nëse nuk mund ta gjeni veten në vallëzim, ekspertët theksojnë që mund të zgjidhni edhe ndonjë aktivitet tjetër si p.sh. pilatesi është aktivitet i shkëlqyeshëm për forcim dhe ngritje të vetëbesimit, ndërsa goditja me këmbë (shkelmimi) është ideal për lirimin e stresit dhe nxjerrjen e helmeve nga organizmi, sepse me këtë ushtrim fizik vërtet do të djersiteni.

Vallëzimi çoçek gjoja ndikon në përmirësimin e intuitës, ndërsa joga dhe tai chi ndikojnë më së shumti në frymëmarrje dhe në forcimin e lidhjes midis mendjes dhe trupit. /TV Malisheva

Share.