Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar 7 raste të reja me covid-19, por njëri prej tyre është person i vdekur, i cili është varrosur sot, dhe po sot është konfirmuar me covid-19. Të dhënat janë të konfirmuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe në kontaktet direkte me familjet e prekurve.
Rastet e regjistruara sot vijnë nga këto vendbanime: 2 raste në Bubavec, 2 raste në Carrallukë, 1 rast në Kijevë dhe 1 rast në Malishevë.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: gjithsejtë të prekur me covid-19 janë regjistruar 360 persona, prej tyre 264 janë shëruar, 26 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 70 persona./TV Malisheva