Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se si subjekt politik ende nuk kanë marrë ftesë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për konsultime.

Ai shprehu gatishmërinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që t’i bashkohet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje për shpërbërje të Kuvendit të Kosovës.

Këto komente ai i bërë pas homazhe që i bëri tek varrezat e dëshmorëve në Kamenicë.

“Ende jo si subjekt politik ende jo nuk kemi ftesë. Kjo është një ide e hershme edhe e jona dhe se kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, ka marrë udhëzimet edhe nga Këshilli Drejtues dhe Kryesia e partisë të Aleancës që t’i bashkohet një mocioni për shpërbërjen e Kuvendit”.

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se partia që udhëheq ai do të shkojë e vetme në zgjedhje, duke lënë të hapur mundësinë për Nismën, PSD-në dhe AKR-në.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shkon vetëm në zgjedhje, megjithatë ne kemi një respekt ta them ashtu një afërsi me disa parti, kemi fol për Nismën, PSD-në, për AKR- në jemi të hapur por Aleanca shkon vetëm në zgjedhje”.

Këto deklarata, kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj sot i ka bërë pas nderimeve që bëri me rastin e 18-vjetorit të vdekjes së Rahim Beqirit-komandant Roki, te lapidari në fshatin Kopernicë.

Share.