Feronikeli ka bërë të ditur, përmes faqes zyrtare të klubit, se Zekirija Ramadani nuk do të ulet në karrigen e trajnerit gjatë sezonit të ardhshëm.
Vendimi për t’i ndarë rrugët u mor pas një mbledhje të klubit me presidentin, Naser Ramaj.
Pasi e analizuan gjendjen e klubit dhe rezultatet në ndeshjet e fundit, klubi vendosi ta largojë trajnerin.
Naser Rama ka thënë se vendimin për largimin e Ramadanit e ka marr vet ai.
“Vendimin e morra unë shkaku është se ne synojmë më tepër si ekip”, ka thënë Ramaj për Zëri.info.
Ramaj ka sqaruar se trajneri i ri i Feronikelit do të jetë i huaj. “Trajneri i ri i Feronikelit do të jetë i huaj. Ende nuk kemi ndonjë emër”, ka thënë Naser Ramaj.