Sot në territorin e Komunës së Malishevës, 1 person është shëruar, i cili ka qenë i prekur me covid-19, 1 person ka vdekur dhe janë regjistruar 11 raste të reja. Këto të dhëna janë të konfirmuara nga IKSHPK dhe të dhënat e grumbulluara në terren.
Rastet e reja vijnë nga këto vendbanime: nga 3 raste në Malishevë dhe Bellanicë, 2 raste në Senik dhe nga 1 rast në Bubavec, Janqist dhe Lladrovc.
4 nga 11 rastet e ditës sotme që janë konfirmuar me covid-19, janë punëtore në çerdhen publike. Disa ditë më parë, me shfaqjen e simptomave të para, është marrë vendim për mbylljen e përkohshme të çerdhes publike në Malishevë.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, gjithsejtë të prekur me covid-19 janë regjistruar 371 persona, prej tyre 265 janë shëruar 27 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë 79 persona./TV Malisheva