Nicolas Pepe është bërë transferimi më i shtrenjtë në histori të Arsenalit.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë iu bashkua Topçinjve nga skuadra franceze Lille për 80 milionë euro.
E me këtë transferim të sulmuesit janë gëzuar tej mase tifozët e Arsenalit, por jo edhe aq pasi ta shohin një intervistë disa vite më parë të Pepes.
24-vjeçari kishte deklaruar se rivali lokal i Arsenalit, Chelsea është klubi i ëndrrave të tij.
“Chelsea është klubi që më bën të ëndërroj, i vetmi klub në Angli që do të firmosja”, kishte deklaruar Pepe në një emision televiziv.
Video është shpërndarë jashtëzakonisht shumë në rrjetet sociale, me tifozët e klubeve tjera që po i tallin ata të Arsenalit për yllin e tyre.
Pepe u kërkua edhe nga Chelsea, por klubi londinez nuk kishte të drejtë të bënte transferime pas dënimit nga FIFA