Forcat e Sigurisë së Kosovës janë angazhuar në misionet e shpëtimit në Durrës në Thumanë ku gjendja paraqitet më emergjente për shkak se kanë qenë më afër epiqendrës së tërmetit që goditi Shqipërinë. Gjendja deri më tani vijon të duket alarmante.

Aksioni vijon në qytetin e Durrësit ku rreth 15 persona dyshohet të jenë ende nën rrënoja në 9 objekte, ndërkohë që nuk dihet ende gjendja e tyre.

Share.