Nga spitali i traumës ka folur Ministria Ogerta Manastirliu e cila ka bërë edhe një bilanc të rasteve të paraqitura nëpër spitale.

Ajo është shprehur:

Mbetemi në gatishmëri maksimale në të gjitha spitalet. Është bërë një punë e jashtëzakonshme nga të gjithë për të përballuar këtë situatë aspak të lehtë për ne.

Janë më shumë se 600 të lënduar që janë paraqitur në spital.

Spitali i Traumës

Është 38 është numri i të lënduarve që ndodhen ende në spital ku 9 janë rastet më të rënda dhe janë në observim. Janë mjekët që do të flasin më shumë.

Spitali Durrës

25 të lënduar në reparte.

Share.