Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar 9 raste të reja me covid-19. Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin e rregullt me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, si dhe me verifikimin e rasteve në terren.
Rastet e ditës së sotme, janë regjistruar në këto vendbanime: 4 raste në Astrazup dhe nga 1 rast në Llazicë, Drenoc, Mirushë, Temeqinë dhe Ngucat, kurse numri i rasteve aktive është 100 raste.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Deri më tani me covid-19 janë regjistruar 397 persona dhe 270 prej tyre janë shëruar, plotësisht, 27 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 100 persona. /TV Malisheva