“Çokollata zvogëlon stresin duket pak si një nga ato gjërat që i thoni vetes për ngushëllim kur thjesht nuk ndaloni dot së ngrëni.

Ama, në këtë rast, keni absolutisht të drejtë!

Në një episod të “Well + Good” në You Tube, seritë: “You Versus Food”, dietologia e certifikuar, Tracy Lockwood Beckerman, tregon se çfarë e bën çokollatën një luftëtare kaq efektive të stresit.

“Çokollata e zezë mund të jetë e dobishme në lehtësimin e ankthit për shkak të antioksidantëve të saj, flavanoleve dhe, natyrisht, shijes”, thotë Beckerman.

“Antioksidantët e pranishëm në çokollatën e zezë mund të zvogëlojnë stresin duke ulur nivelet e kortizolit, si dhe hormonet “fight-or-flight” (lufto ose ik), të njohura si katekolamina”.

Çokollata e zezë, është edhe më e mirë sepse ka sasi të lartë të kakaos, pra sasi më të mëdha të antioksidantëve të guximshëm.

Për më tepër, ka më pak sheqer në krahasim me çokollatat e tjera dhe sheqeri i tepërt mund të kontribuojë në probleme të tjera shëndetësore.

Ju mund të provoni gjithashtu, dhe thjesht kakao, e cila përmban shumë lëndë ushqyese, përfshirë magnezin që lufton stresin dhe alkaloidët që rrisin humorin. /TV Malisheva

Share.