Disa artikuj ushqimorë duhet shmangur në mëngjes, para së gjithash, pemët dhe perimet e freskëta, të cilat janë vështirë të tretshme në fillim të ditës, por as jogurti nuk arrin “t’i shtyjë” deri në zorrë
Edhe nëse nuk keni lukth të ndjeshëm, ekzistojnë artikuj të cilët do ta kenë “të vështirë” mëngjesin, përkatësisht kur është i zbrazët, andaj do të duhej shmangur.
Ndër to janë pemët dhe perimet e freskëta, të cilat, edhe pse të pasura me vitamina dhe minerale, vështirë treten në fillim të ditës.
Jogurti, sado që është i shëndetshëm, për shkak të baktereve të mira të cilat i posedon, nuk arrin “t’i shtyjë” deri në zorrë, sepse paraprakisht e “vret” thartira të cilën e krijon lukthi i zbrazët.
Mirëpo, situata ndryshon nëse në të fusni fruta arrore, avokado ose disa lugë bollgur, shkruan hayat.
Lëngu i kulluar i portokallit gjithashtu nuk është i mirë për mëngjes, sepse shkakton djegësirë, prandaj limonada mund të ndihmojë. /TV Malisheva