Afro 1 milionë udhëtarë më pak se vitin paraprak, kanë hyrë në Kosovë përmes aeroporti.

Është vendi ku shumë persona presin të afërmit e tyre kur vijnë nga diaspora.

Por, gjatë vitit 2020 fluksi i udhëtarëve në aeroportin  Adem Jashari në Prishtinë, ka qenë dukshëm më i ulët.

Për shkak të pandemisë COVID-19, rreth një milion më pak njerëz kanë hyrë në Kosovë, përmes aeroportit gjatë periudhës janar-gusht në krahasim me vitin paraprak.

Një gjë e tillë është konstatuar në një raport të instituti GAP, që është publikuar këto ditë

E gjithë kjo mungesë e  mërgimtarëve po ndikon edhe në ekonominë e vendin.

Kjo pasi që sipas ekspertëve ekonomikë humbjet  janë goxha të mëdha.

Por përkundër kësaj Nagip Skenderi përmend një fakt interesant.

Ndërkohë, Mustaf Kadriaj  diasporën po e sheh si  të vetëm shpresë për rimëkëmbje ekonomike.

Kadriaj shtonë se të hyrat nga diaspora janë të ardhurat më të pastra të Kosovës.

Në periudhën janar-gusht 2020, numri i vizitorëve nga jashtë në Kosovë ishte rreth 62.5% më i ulët se në vitin 2019./TV Malisheva

Share.