Me rastin e shënimit të 28 Nentorit-Ditës së Flamurit, Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe paraqitjes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komuna e Malishevës në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Malishevë, organizon këto aktivitete:

Ora 10:00-Nderime para shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari në Malishevë.
Ora 10:30- Homazhe dhe nderime në varrezat e Dëshmorëve në Malishevë.
Ora 11:00- Homazhe dhe nderime në varrezat e Dëshmorëve në Kleçkë.
Ora 12:00- Nderime te Lapidari i Dëshmorëve në Dragobil.

Vërejtje: Për shkak të situatës pandemike, dhe me qëllim të respektimit të vendimeve qeveritare për mbrojtje nga covid-19, aktivitetet janë të reduktuara, sikur edhe pjesëmarrja e qytetarëve në aktivitetet e lartcekura. Po ashtu, për shkak të kësaj situate, edhe Kuvendi i Komunës së Malishevës, nuk do të mbanë mbledhje solemne.

Share.