Telefonatat anonime janë mjaft të sikletshme për këdo. Dhe kur ne nuk e ngremë telefonin është e bezdisshme të presim derisa ajo të pushojë. Por a e dinit se mund të ndalojmë të tilla telefonata nëse pajisja jonë është iPhone apo Samsung?
Nëse iPhone juaj ka IOS 13 e lart, mund t’i bllokoni tek opsioni “Settings”. Shkoni tek “Phone” dhe ndizni “Silence Unknown Calls”. Kjo do t’ju ndikojë dhe tek telefonatat e rëndësishme, por kushdo qoftë mund t’ju lerë një voicemail (mesazh zanor), apo fundja dërgojë një mesazh.
Në Android po ashtu shtypni “Settings” dhe kaloni tek opsioni Caller ID & Spam dhe aktivizojeni./TV Malisheva