Arbenia Ismaili është njëra ndër modelet më të komentuara, kjo edhe për shkak lidhjes që ajo ka me reperin e njohur Feron.
Ajo disa herë ka treguar se sado që modelingu mund të duket profesion i lehtë nuk është aspak i tillë.
Arbenita ka treguar se lodhja mund të jetë shumë e madhe saqë modelet mund të humbin edhe drastikisht në peshë, dhe kjo gjë nuk është aspak e mirë sipas saj.
Kjo i ka ndodhur së fundmi pikërisht asaj duke humbur kështu disa kilogramë së fundmi, këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
Arbenita ka ndarë në Instastory dy foto të sajat ku dallohet qartë rënia në peshë, ndërsa edhe tregon se ky ndryshim e ka prekur atë edhe në shëndetin mendor.
“Humbja e peshës më ndikon kaq shumë në shëndetin mendor! Por besoj se disi duhet të pranoj sesi trupi im ndryshon ndonjëherë.”- Ka shkruar Arbenita. /TV Malisheva