Disa të shtëna me armë zjarri kanë tronditur këtë pasdite qytetin e Elbasanit.

Të shtënat janë regjistruar pranë Pallatit të Sportit, ndërsa “BalkanWeb” raporton se janë plagosur dy persona.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa nuk dihen ende shkaqet, por forca të shumta policore kanë ngritur menjëherë postblloqe në gjithë qytetin për të kapur autorët e plagosjes.

Kjo ngjarje vjen vetëm një ditë pas ekzekutimit të 40-vjeçarit Feriz Bardhi, në prag të banesës së tij, në qytetin e Durrësit.

Share.