Papa Françesku, përmes Departamentit të Vatikanit për Zhvillimin Integral Njerëzor, dërgon një kontribut prej 100 mijë eurosh për të ndihmuar popullsinë në fazën e emergjencës në Shqipëri.
“Deri sot, kujton ministria e Vatikanit , ka dhjetëra viktima dhe të paktën 600 të plagosur, por shumë njerëz janë ende nën rrënoja. Tërmeti ka lënë dëme të mëdha pas: ndërtesave të shembura dhe qindra njerëz të pastrehë. Shuma e akorduar do të përdoret në dioqezat e përfshira në tërmet në lehtësim dhe ndihmë, në marrëveshje me nunciaturën apostolike në Shqipëri”.
Papa Françesku u ka dërguar “ngushëllimet e tij të përzemërta” të mbijetuarve nga tërmeti që goditi Shqipërinë herët të martën në mëngjes.
Në një telegram drejtuar presidentit Ilir Meta, Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Kardinal Pietro Parolin thotë se ‘Ati i Shenjtë po lutet për shpirtrat e atyre që vdiqën në katastrofë’.
Papa Françesku po lutet gjithashtu për “personelin e ekipeve të emergjencës në përpjekjet e tyre të ndihmës”.
Papa Françesku për popullin shqiptar: Unë jam afër viktimave, lutem për familjet, Zoti e bekoftë këtë popull për të cilin unë e dua aq shumë.