Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli të enjtën ka ndarë 1 milionë euro për Shqipërinë, pas tërmetit shkatërrues

E për këtë veprim, ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj e ka falënderuar Pacollin për për zemrën e tij të madhe, shpirtin bujar, solidaritetin e pashembullt dhe mbështetjen e pakrahasueshme për Shqipërinë në këto kohë të vështira.

Ai tha se mbështetja e tij nuk do të harrohet asnjëherë.

“Thjesht pa fjalë të mjaftueshme për ta falënderuar Ministrin e Jashtëm të Republikës të Kosovës, z. Behgjet Pacolli, për zemrën e tij të madhe, shpirtin bujar, solidaritetin e pashembullt dhe mbështetjen e pakrahasueshme për Shqipërinë në këto kohë të vështira! Mbështetja e tij personale e institucionale për Shqipërinë jo vetëm do të vlerësohet gjithmonë shumë lart por nuk do të harrohet asnjëherë !

#BASHKË”, ka shkruar ai

Share.