Ndeshje humanitare mes Yllit dhe Kosovës

Klubi i Basketbollit Golden Eagle Ylli në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) të hënën (2 dhjetor) do të organizojnë ndeshjen humanitare mes Yllit dhe Kosovës në basketboll.

Takimi do të zhvillohet në palestrën ‘13 Qershori’ nga ora 19:00. Ndeshja është me karakter humanitar dhe të gjitha të hyrat nga biletat e kësaj ndeshje do të shkojnë për familjarët e të prekurve nga tërmeti në Shqipëri. Adhuruesit e basketbollit në Therandë do të kenë mundësi të shohin një ndeshje atraktive, por edhe të kontribuojnë për familjarët e të prekurve nga tërmeti në Shqipëri. Ekipi i Kosovës do të përbëhet nga lojtarët e Superligës, derisa trajner do të jetë Bujar Loci. Rezultati në këtë ndeshje është në plan të dytë, por të ndihmon familjet shqiptare që kanë nevojë.

/MalishevaTV

Share.